Asfallti i dobët në Kramovik, projekt i ministrisë se Infrastrukturës! (Foto)

Asfalti në rrugën e fshatit Kramovik të Rahovecit nuk ka as 48 orë që është shtruar dhe u dëmtua.

Por, kualiteti i këtij asfalti duket të jetë aspak i mirë pasi ai është prishur dhe në disa pjesë është çarë.

Në fotot që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet se si është dëmtuar asfalti vetëm 48 orë pasi është shtruar.

Rahoveci24 mëson se mu projekt është udhëhequr nga ministria e Infrastrukturës dhe jo nga komuna e Rahovecit siç u spekulia! /Indeksonline/

image

image

image

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.