Asamblisti i VV-së, Ilir Pallqa, në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, ka propozuar që stadiumi i ri që po parashihet të ndërtohet te Epopeja e UÇK-së të mos ndërtohet aty, por në vreshtat pranë Stone Castle, një lokacion më qëndror për komunën.
Këtë propozim Ilir Pallqa e bëri në seancën e fundit të Kuvendit Komunal.
Për këtë propozim ai dha disa aryse, siç janë lartësia mbidetare, distanca me qytetin dhe afërsia e madhe e lokacionit me Malishevën në një zonë ku nuk mund të zhvillohet ekonomikisht Rahoveci.
Sipas Pallqës, lokacioni ideal për ndërtimin e një stadiumi modern me standarde evropiane, do të ishte në vreshtat pranë Stone Castle, një lokacion më qendror në komunën tonë që do të nxishte zhvillimin ekonomik të qytetit, fshatrave dhe gjithë komunës, ashtu sikurse edhe agroturizmit.
Kryetari Smajl Latifi polemizoi me asamblistin, duke thënë lënë të kuptohet fillimisht se kjo ide i pëlqen atij.
Latifi shprehu rezerva nëse pronari i Stone Castle do të jepte tokën “Falas” për ndërtimin e një stadiumi të tillë, pasi është pronë private.
Asamblisti i VV-së shprehu bindjen se pronari i Stone Castle do të mund të pranonte një gjë të tillë për hirë të interesit publik, kurse nuk shprehu dyshime për ridestinimin e tokës që do ta bënte Kuvendi Komunal i Rahovecit.
Videon e plotë mund të ndiqni më poshtë: