Asambleisti i AAK-së, Drilon Mustafa, i ka reaguar kandidatit të LDK-së Burim Krasniqit, pasi ky i fundit me një video premtoi rikthimin e rrethit në qendër me fontanë.
Eshtë Drilon Mustafa asamblisti nga AAK ai që ka shkruar: “Derisa t’i vie radha me qeverisëka mundesi e gjen tunell, ndersa komplet rruga nalt mbetet shetitore”, ka shkruar Drilon Mustafa kurse komentin e tij e bëri LIKE Samir Mustafa, një tjetër person me ndikim dhe i afërt tek kryetari Smajl Latifi.
Edhe pse mbi dy muaj larg zgjedhjeve, fushata ka filluar të marrë përmasa dhe të ashpërsohet mes partive dhe kandidatëve.
Vet kandidatët po vazhdojnë prezantimin e opsioneve të tyre për asamblenë komunale.



