Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Rahovecit , Nahit Elshani, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit që të marrin pjesë në mbledhjen e cila do të mbahet me datë 28 shkurt ( e martë), me fillim në ora 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal të Rahovecit.
1. Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e këshilltarëve,
3. Shqyrtimi i Raportit Financiar 2016,
4. Shqyrtimi i Raportit mbi Zbatueshmërin e Planit të Mobilitetit,
5. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozimit të Kryetarit për marrjen e Vendimit nga Kuvendi për marrjen e Kredisë nga Qeveria Austriake,
6. Shqyrtimi dhe aprovimi i Rekomandimeve të Komisionit të MEF-së lidhur me Rregulloren për Taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba,
7. Shqyrtimi dhe aprovimi i propozimit të Kryetarit për Shpalljen e Interesit të përgjithshëm për ndërtimin e palestrës sportive në fshatin Krushë e Madhe,
8. Shqyrtimi dhe aprovimi i Propozimit të Kryetarit për ndarjen e Subvencioneve të DKRS-së,
9. Shqyrtimi dhe aprovimi i Kërkesës së Kryetarit për vazhdimin e vendimit të Kuvendit, për mbulimin e shpenzimeve të varrimit,
10. Marrja e Vendimit për vënie në Debat Publik të Rregullores për ndarjen e Subvencioneve,
Informatë nga Komandanti i Stacionit Policor të Komunës së Rahovecit për vitin 2016.