Një postim i Visar Korenicës që është kthyer në virale, si ironi ndaj dy partive PDK dhe AAK, po keqkuptohet, ku mendohet se këtë fotografi e ka realizuar z.Korenica.
Për hir të korrektësisë, fotoja është postuar nga Kandidatja për Asamable Komunale nga radhët e AKR-së (shih foton më poshtë).
PDK shpif për Visarin në reagimin e tyre!
Reagimi i PDK-së:
Partia Demokratike e Kosovës-Dega Rahovec reagon ndaj kandidatit të Vetëvendosjes Visar Korenica që shihet në vazhdimësi se nuk ka përvojë në politik dhe bënë shkelje drastike ligjore, i cili shfrytëzoi rastin mbrëmë për shkak të motit jo të mirë, ku pothuajse të gjitha banerat (posterët) të vendosura të subjekteve politike në Komunën e Rahovecit janë dëmtuar nga moti i ligët (erërat).
Kandidati për kryetar nga radhët e Vetëvendosjes, shfrytëzoi rastin pasi që një nga banerat (posterët) të dëmtuar të kryetarit Z.Idriz Vehapi e keqpërdori për t’i ndihmuar vetes dhe i mbuloi drunjtë në oborrin e tij, njëkohësisht foton e ka postuar në rrjetin social Facebook, në faqen e tij zyrtare. Shihet qartë që ka bërë shkelje ligjore në bazë të ligjit për zgjedhjet lokale.
Partia Demokratike e Kosovës-Dega Rahovec zyrtarisht e ka përgatitur ankesën që do t’i drejtohet KQZ-së për këtë veprim skandaloz- të ulët dhe jo serioz nga kandidati i Vetëvendosjes.