As pas pesë ditësh nuk sanohet shtylla në lagjen e spitalit (Foto)

Shtylla e rrezikshme në lagjen e spitalit e cila po rrezikon jetën e banorëve nuk është sanuar ende.

Rruga në lagjen që shfrytëzohet nga shumë familje të asaj ane dhe sidomos fëmijë, rrezikohet nga shtylla e cila është çështje ditësh kur do të rrëzohet për toke bashkë me kabllot e energjisë elektrike, transmeton Rahoveci24.

Rahoveci24 raportoi për këtë shtyllë të rrezikshme, por edhe në fillim të javës nuk ka pasur reagim as nga institucionet komunale, e as nga KEDS-i.

Banorët sërish shprehen të shqetësuar me gjendjen, duke përmendur frikën për fëmijët e tyre në rast të rrëzimit të kësaj shtylle.

Mbetet të shihet nëse do të reagojnë përgjegjësit pa ndodhur më e keqja. /Rahoveci24/
251

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.