Artvision ka konfirmuar se është duke punuar në projektin e ri. Këngëtari i mirënjohur nga Rahoveci me famë në mbarë vendin, Labinot Rexha, kësaj radhe projektin e tij më të ri do e realizoj me produksionin Artvision.
Këngëtari ka punuar intensivisht kohën e fundit me Artvisionin në videoklipin e ri të tij. Rexha ka treguar se çdo gjë deri tani ka ecur shumë mirë, shpreson se do të mirëpritet nga publiku ky projekt.
Xhirimet janë në fazën e fundit dhe shumë shpejt do të publikohet./Rahoveci24/