Basketbollisti i KB Rahovecit, Artin Gashi, ka deklaruar se tifozët do të jenë lojtari i gjashtë në duelin shumë të rëndësishëm ndaj Trepçës të martën.
KB Rahoveci lufton për të bërë historinë të martën mbrëma në duelin më të rëndësishëm për sportin e Rahovecit deri tash, ku me një kualifikim në FinalFour do të shënohej arritja më e madhe e sporti të Rahovecit. Dhe për këtë, duhet të mposhtet Trepça.
Pas një pjese të parë të sezonit jo dhe aq pozitive, Gashi ka pasur një start të fuqishëm të stinorit pranveror.
“Pjesën e parë të sezonit nuk e kam filluar siç pritej për shkak të një lëndimi gjatë përgatitjeve. Kurse pjesën e dytë e kam fillaur totalisht i rikuperuar dhe i përgatitur dhe shpresoj të vazhdoj kështu bashkë me ekipin”.
“Po, sigurisht që ka ndikuar ardhja e Altinit në ekip, pasi që me Altinin njihemi moti si shokë dhe kemi luajtur bahskë më herët”, theksoi ai.
“Sa i përket tifozëve, ata janë lojtari jonë i gjashtë. Shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për përkrahjen e pandalshme. Sa i përket FinalFourit mendoj që ne si ekip duhet të jemi kompakt gjatë lojës kundër Trepçës dhe ti zbatojmë urdhërat e trajnerit e duke e dhënë maksimumin gjasat për fitore janë më të mëdha. Shpresoj të bëjmë historinë me kualifikimin në FinalFour”, përfundoi Artin Gashi për Rahoveci24.