Basketbollisti i KB Rahovecit, Artin Gashi, ka thënë se ai do të japë maksimumin në duelin ndaj Pejës, që e cilëson se ka lodhje nga kalendari i ngjeshur, por se me performancë të mirë në parket mund të tentohet një mbefasi.
Gashi po ashtu ftoi tifozët që të mos humbin besimin në ekipin që do të japë maksimumin përkundër mungesave dhe pa qartësisë së situatës më Muhamed Hasanin.
“Pas pushimit po ndihemi mjaft mirë sepse kemi pasur kohë të mjaftueshme për t’u përgatitur fizikisht dhe teknikisht. Në aspektin psikologjik jemi mirë edhe pse kemi pasur lëndime në ekip dhe largime nga ekipi, por jemi të fokusuar në ndeshjet e ardhshme ndaj Pejës”.
“Peja sigurisht se është e lodhur për shkak të kalendarit të ngjeshur të ndeshjeve. Edhe pse është favorite unë mendoj se gjithçka mbetet në fushë. Po, lëndimet dhe situata me Muhamed Hasanin kanë ndikuar në fokusin e lojës tonë si në stërvitje ashtu edhe në ndeshje, por bashkë me trajnerin po mundohemi t’i mbulojmë hapësirat boshe me lojtarët në dispozicion”.
“Porosia për tifozët nga ana ime është që të mos e humbin besimin në ekipin e Rahovecit sepse ditët e mira po vijnë. Do të bëhet ekip që meritojnë vërtet Vreshtarët dhe qyteti i Rahovecit”, deklaroi Gashi për Rahoveci24.
/Rahoveci24/