Për Familjen – është koalicioni më i ri zgjedhor që ka shkaktuar tërmet në skenën politike me konceptin konservator në mbrojtje të familjes, duke u larguar nga VV nga deputetët më aktiv, Eman Rrahmani dhe Visar Korenica – pasi Albin Kurti nuk i mbajti fjalët.
Anë e mbanë në rrjetet sociale artileri e llogarive të rrejshme të orkestruara nga Dejona Mihali kanë vërshuar në portalin lokal Rahoveci24 si dhe në portale tjera kombëtare, ashtu edhe në llogaritë e dy deputetëve.
Ofendime nga më të rëndat jo vetëm nga llogaritë origjinale, por shqetësuese mbeten llogaritë e rrejshme me të cilat segmente të strukturuara nga VV po sulmojnë deputetët të cilët qëndruan stoik qëndrimeve të tyre dhe treguan konsistencë.
Kujtojmë se Visar Korenica dhe Eman Rrahmani formuan koalicionin Për Familjen, një koalicion, listë apo subjekt ku është i përfshirë edhe Behxhet Pacolli, një nga personat më me eksperiencë në politikën e jashtme. /Rahoveci24/


