Arrin stër-mbesa e Skënderbeut, së shpejti në Rahovec për HardhFest (Video)

Ka arritur në Republikën e Kosovës, pas ardhësja e heroit kombëtar shqiptar, Skënderbeu, Sofie Kastrioti.

Ajo ka arritur rreth orës 14:30 në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari”.

640x74

Stër-mbesa e Skënderbeut është pritur nga përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe kryesuesi i këshillit të HardhFest, Emrullah Spahiu.

Ajo u prit edhe nga përfaqësues të StoneCastle, sponsorit gjeneral të festivalit.

Vet Sofia u shpreh shumë e ngazëllyer që po qëndron në atdhe dhe për faktin se do të jetë pjesë e HardhFest 2016.

“Jam e ngazëllyer dhe shumë e lumtur që jam në Kosovë dhe që do të jem pjesë e HardhFest”, u shpreh Sofie Kastrioti me të arritur në Republikën e Kosovës.

Shikoni programin zyrtar që të mësoni kohën e rezervuar të Sofies për të performuar. /HardhFest/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.