Arrestohet rahovecasi, policia i gjen një armë zjarri me dy karikatorë e 26 fishekë

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një qytetari nga Rahoveci.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, policia ka gjetur një armë zjarri me dy karikator dhe 26 fishekë, përcjell 07 Press.

“Rahovec. 09.10.2023 – 16:40. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit të shtëpisë së tij i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri me dy karikator dhe 26 fishekë. Me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin policor.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.