Policia ka arritur të arrestojë personin që mbrëmë ka shkaktuar aksident me fatalitet në magjistralen Prizren – Gjakovë.
Mbrëmë një automjet ka goditur për vdekje një këmbësor, rreth moshës 70 vjeçare, i cili ka mbetur i vdekur.
Personi i dyshuar, që ka kryer veprën, është arratisur.
Por, lajmi.net mëson se policia e ka kapur të dyshuarin.
Këtë gjë, për lajmi.net e ka konfirmuar komandanti i Policisë në Gjakovë, Kristë Gjokaj.
“Po, mund ta konfirmoj se i dyshuari është kapur mbrëmë rreth orës 1 pas mesnate”, ka thënë Gjokaj.
I dyshuari është nga Gjakova. /Lajmi/Rahoveci24/