Arrestohet mësuesi që rrahu brutalisht nxënësin në Rahovec

Mësimdhënësi Gani Sopjani zgjodhi grushtet si metodë ndëshkimi për nxënësin e padëgjueshëm, raporton KTV.

E krejt këto pamje u xhiruan nga shokët e klasës.
Drejtori i kësaj shkolle thotë të jetë tronditur nga këto pamje, të cilat brenda një periudhe të shkurtër kohore u publikuan në të gjitha rrjetet sociale.
Kjo nuk është hera e parë që ky mësimdhënës pati probleme të kësaj natyre me nxënësit e tij.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Rahovecit thotë se kanë intervistuar të gjitha palët dhe se po pritet një rekomandim nga Inspektorati lidhur me këtë çështje.

640x74

E derisa Drejtoria e Arsimit të ndërmarrë masa, policia tashmë ka ndaluar për 48 orë mësimdhënësin Gani Sopjani, i cili dyshohet se kreu veprën penale keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
KTV ka kontaktuar me mësimdhënësin pak para se të ndalohej nga policia, por ai nuk ka dashur të komentojë lidhur me këtë video.

E para kamerës nuk kanë pranuar të flasin as familja e nxënësit, babai i të cilit është punëtor teknik në këtë shkollë. Megjithatë ata prapa kamerës kanë thënë se kjo nuk është hera e parë që ky mësimdhënës sulmon fizikisht nxënësit e tij.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.