Arrestohet gruaja në Rahovec, dyshohet se vodhi stoli ari dhe telefon

Një grua ka përfunduar në pranga të Policisë së Kosovës, pasi dyshohet se ka vjedhur stoli dhe një celular.

Rasti ka ndodhur në fshatin Krushë e Madhe në Rahovec rreth orës 10:50.

E dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare nën dyshimin se e njëjta në shtëpinë e ankuesit mashkull kosovar kishte vjedhur një sasi stoli ari dhe një telefon celular. E njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin policor

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.