Arrestimi i 6 tifozëve, rezultat i politikanëve të korruptuar

Pas ndeshjes ndaj KB Yllit, policia e Kosoves nga Gjakova ka arrestuar pasi ka rrahur brutalisht gjashtë qytetarë të Rahovecit që shkuan ta shohin një lojë normale.

Megjithate, kur je jetim dhe luan në shtëpi të tjetrit, edhe ndodh që tifozeria mysafire e cila u mirëprit dhe u la të hynë falas, të rezultojë me një fund ku rrahen brutalisht 6 tifozë e qytetarë të pafajshëm.

Tifozët Vreshtarët dhe KB Rahoveci kanë kërkuar publikisht lirimin e tifozëve, dhe Rahoveci24 i bashkangjitet kësaj thirrje, pasi gazetarë tanë ashtu si udhëheqësit e mediumit ishin prezent ku e panë maskaradën.

Në fund, ky është rezultat i askujt tjetër pos i politikanëve të korruptuar, Ministrisë së Kulturës dhe Sportit, Kujtim Shalës, i cili miraton ndërtimin e fushave të tenisit në Pejë dhe bastione të LDK-së gjetiu, por s’po nënshkruan ekzekutimin e 300 mijë eurove për finalizimin e palestrës.

Fundi i durimit po vjen dhe të gjithë ata që bartin përgjegjësi do të paguajnë shtrenjt për këta djem, dhe edhe nëse do t’iu duhet t’i rrihni qytetarët në protesta, ata s’do të ndalen, ashtu siç nuk u ndalën asnjë moment në përcjellje të skuadrës gjithandej duke u rrahur e ofenduar.

Së shpejti do të nisin protestat…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.