Aromë normaliteti | Të hënën hapen galeritë, bibliotekat e Shtëpia e Kulturës

Njoftim nga drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit për fillimin e punës në muze, galeri dhe bibliotekë.

Të nderuar qytetarë,

Në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Kosovës, sipas rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik Kombëtar, janë paraparë hapat e kthimit të normalitetit për veprimtarinë e institucioneve dhe veprimative të tjera lokale.

Në bazë të udhëzimeve në fuqi, në fazën e dytë të vlerësimit, respektivisht më 18 maj 2020, është paraparë hapja e Muzeut, Shtëpisë së Kulturës përkatësisht (Galerisë së arteve) si dhe Bibliotekave (regjistrimi, marrja dhe kthimi i librave, ndërsa salla e leximit në biblioteka nuk do të shfrytëzohet për lexim, deri në vendimin e ardhshëm nga Qeveria e Republikës së Kosovës).

Veprimtaritë në fjalë do të vazhdojnë punën e tyre, gjithmonë duke i zbatuar udhëzimet standarde të punës, sipas rregullave të përcaktuara në protokollin epidemioligjik, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, ku DKRS-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për sigurinë e stafit, qytetarëve, nxënësve dhe studentëve.

Me respekt!                                                                                                   

Bjondina Kleqka

Drejtoreshë e DKRS -së

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.