Aromë feste në Rahovec, gjithçka gati për HardhFest (Foto)

Janë bërë përgatitjet e fundit për fillimin e edicionit të 15-të dhe jubilar të festivalit të vjeljes së rrushit, HardhFest.

Me risi të shumta dhe dhjetëra aktivitete interesante, HardhFest vjen këtë vit me ndryshime të mëdha.

Festivali është zgjeruar në tri ditë dhe do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator.

640x74

Po ashtu, është bërë edhe hapi i parë drejt ndërkombëtarizimit, ku do të performojnë rock grupe dhe DJ, gjysma e të cilëve janë ndërkombëtarë.

Sipas organizatorëve, ky do të jetë edicioni me fluksin më të madh të njerëzve, sidomos turistëve nga mbarë bota që kanë konfirmuar pjesëmarrjen në HardhFest.

14203048_1232772700088251_2114515153_o

14215657_1232772686754919_1171676411_o

HardhCamp ku do të jenë të vendosura tendat tashmë janë rezervuar, 95 për qind prej të cilave janë të rezervuar nga ndërkombëtarët.

Edhe aspektet tjera të organizimit, aktivitetet në qytet si dhe ambienti kryesor spektakolar i quajtur “Konak” pranë Stone Castle, është në përfundim të punimeve, ku edhe është ngritur skena e madhe ku do të mbahen performancat e artistëve dhe ku veraritë dhe vreshtarët do të mund t’i promovojnë produktet e tyre, krahas ambientit piktoresk në Rahovec, shkruan Telegrafi.

“Përgatitjet janë në fazën finale dhe gjithçka është e planifikuar dhe e organizuar në detaje. Falëndroj Stone Castle që është partner gjeneral i pakontestueshëm në këtë edicion që do të jetë i përmasave të mëdha. Rahoveci ka një traditë të mikpritjes, andaj ju presim të gjithë për kokërr t’qefit në Rahovec më 2, 3 dhe 4 shtator”, u shpreh Emrullah Spahiu, kryesuesi i këshillit organizativ të Hardh Fest.

Agjenda e aktiviteteve është mjaft e ngjeshur për HardhFest, teksa të gjitha detajet mund të gjenden në faqen zyrtare në Facebook dhe në www.HardhFest.com.

Sofie Kastrioti do të performojë para adresimeve zyrtare, ku pasardhësja e Skënderbeut pritet t’i tregojë afinitetet e saj artistike para zyrtarëve institucionalë dhe mysafirëve të ftuar nga e gjithë bota.

Në natën e parë pritet të performojë Elita 5, bashkë me grupe e DJ tjetër vendor e ndërkombëtar, teksa në natën e dytë më 3 shtator do të performojë Troja, e para rock grupit edhe DJ dhe të tjerë artistë. /Telegrafi/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.