Arkitekti i njohur nga Xërxa, Egzon Kryeziu, publikisht ka mbështetur kandidaturën e Visar Korenicës për kryetar të komunës së Rahovecit.
Kryeziu, i cili njihet si aktivist i shoqërisë civile, mbi të gjitha është apolitik, në një postim në Facebook pretendon se ka përcjellur programin e Visar Korenicës dhe Smajl Latifit, kurse atë kandidatëve të PDK-së e LDK-së as që i kanë interesuar.
Sipas arkitektit të njohur, ai më i ka hequr dyshimet dhe thotë se fitorja e Visar Korenicës është gjëja më e mirë që i duhet komunës së Rahovecit.
Në anën tjetër ai thotë se vet në VV ka njerëz që nuk besojnë në fitoren e Visarit, e madje për asambleistë ka preferenca nga partitë tjera.
Postimi i plotë i Egzon Kryeziut:
