Arian Qallaku sportisti i vitit – harrohen kampionët e Shahut dhe KF Rahoveci

Arian Qallaku është shpallur sportisti i vitit në komunën e Rahovecit.

Kjo pasi që KB Rahoveci ka rrëmbyer edhe çmimet tjera kryesore, si klubi më i mirë i vitit dhe trajnerit më të mirë, ku u shpërblye Bujar Loci.

Në anën tjetër asnjë mirënjohje nuk ishte ndarë për KF Rahovecin, që ka një ecuri perfekte në rikthimin e vet në Ligën e Dytë.

Janë harruar edhe kampionët e shahut në nivel kombëtar dhe botëror që janë të gjithë nga Rahoveci, si Myrtez Hondozi, Hafife Kollari dhe Enesa Sharku.

Komisioni ishte në përbërje nga: Qemajl Krasniqi, Agim Hoti, Shaip Shala, Arbnora Sokoli, Enis Durguti, Bajram Kabashi, Qemajl Spahiu, Servete Kastrati dhe Besim Bajraktari.

Kështu edhe një herë ka pasur reagime për formën e ndarjes së çmimeve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.