Ylli i muzikës shqiptare nga Rahoveci, Ardiani, do të lansojë së shpejti videoklipin e ri.
Eshtë vet këngëtari ai që ka konfirmuar titullin e projektit të ri në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Duket se kënga do të titullohet “Kanarina” dhe bëhet fjalë për një manifest artistik qytetar, i cili është i dedikuar për të gjitha moshat.
Rahoveci24 mëson se projekti është në fazën finale të realizimit dhe detajet tjera pritet të lansohen në ditët në vijim.
Ky projekt është i pari për Ardianin për vitin 2016. /Rahoveci24/