Arch. Qëndrim Gashi: Ministria kurrë nuk është kundër një komune, Krasniqi kandidati më serioz deri tani

Arkitekti dhe eksperti i urbanistikës, Qëndrim Gashi, ka folur gjerë e gjatë për temën e Urbanizmit pas hapjes së debatit të fundit për ndërtimet e larta dhe hartën zonale, e polemikat që ka shoqëruar kjo temë kur jemi në prag të fushatës.

Gashi ka thënë se nuk ka gjasa që Ministria të jetë kundër një komune. Ai nuk kursen askënd nga establishmenti aktual i qeverisjes lokale, teksa ka përgëzuar Burim Krasniqin për përkushtimin për fillimin e ndërtimeve të larta, ani pse ai kërkon që të bëhet plan më detaj, në mënyrë që të mendohet për 10-15 vite të ardhshme. Ai ka ofruar edhe harta për këtë temë në mënyrë që t’i publikojmë bashkë me këtë intervistë (për çështje korrektësie).

Gjeni përgjigjet e arkitektit Qëndrim Gashi të pa edituara më poshtë:

osa1

“Unë mendoj se çdo komunë i ka të drejtat e veta për të vendosur për të ardhmen e qytetit, sidomos në aspektin urban. Mendoj që duhet bërë një analizë e territorit për gjithë komunën tonë, bashkë me gjithë arkitektët, që mandej të dalim me një draft-plan para qytetarëve dhe ministrisë për të ardhmen e komunës, planet afatgjata 10–15 vjet. Kur bëhet fjalë për zhvillimin urbanistik dhe ekonomik, këto dy tema janë të lidhura shumë mes vete. Ministria kurrë nuk është kundër një komune, por normal që ministria në këtë rast e vonon procesin kur prej fillimit të planit të hartës zonale, ajo është punuar për interesa të ngushta partiake. Ka shumë probleme që i kanë krijuar me hartën zonale vetëm e vetëm për t’i arritur interesat e veta ose të bashkëpunëtorëve të tyre. Albnori nuk mund të premtojë sepse ata nuk punojnë për qytetarët, por për partitë e tyre. Unë mendoj që duhet ndjekur ideja e zhvillimit urban në qytet, normalisht në mënyrë të kontrolluar dhe me norma evropiane, e jo pa projekte e me njerëz jo kompetentë. Njerëzit që dalin në foto, gjoja po punojnë, mendojnë që edhe projektet u dalin të mira. Kjo është shenjë që nuk kanë as njohuritë bazike të projektimit dhe të ekzekutimit të saj. Nuk kisha biseduar per etazhet e objekteve, por për objekte ose banesa shumëfamiljare që i përshtaten relievit të qytetit të Rahovecit”.

“Nuk e kam pritur (hapjen e temës së ndërtimeve të larta) sepse kurrë nuk i kanë dhënë shumë rëndësi kësaj teme, edhe pse arkitektura dhe urbanizmi janë dy tema shumë të rëndësishme dhe janë jetike për mirëqenien e qytetarëve. Më vjen shumë mirë që kanë filluar t’i kushtojnë rëndësi kësaj teme, dhe ai që do të jetë më i përkushtuar në këtë temë dhe me premtime reale, mendoj se ka për të bërë ndryshimin në qytet. Deri tani kandidati më serioz duket Burim Krasniqi. I ftoj krejt arkitektët e komunës – hajde bëjmë debat, po flasim për të ardhmen e Rahovecit, qofte online, qofte Facebook. Ta shohim si po flasim të gjithë pa titra”, u shpreh arkitekti Qëndrim Gashi.



Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.