Trajneri i Ponte Prizrenit, Arbnor Rifati, është shprehur optimist se Superliga do të bëhet me 10 ekipe.
Hyrja e Grapeland Rahovecit në Superligë ka komplikuar shumë gjërat duke e stërforcuar Superligën dhe duke parë organizimin e mirë të Ponte Prizrenit dhe të KEK-ut, ideja e hedhur për 10 ekipe ka gjetur përkrahje tek shumë presidentë.
Sipas Rifatit, nëse nuk lejohet të jenë sërish Superligë, atëherë do të shqyrtojë hyrjen në Big Brother.
“Jam optimist se do të jemi edhe edicionin e ardhshëm në Superligë. Në maj pritet që të vendoset, shumë klube e përkrahin këtë ide, edhe kryetari Fetahu tha që në muajin maj vendoset. Të shohim, nëse jo duhet të flasim me Alaudin Hamitin, të na bëjë një vend në Big Brother”, u shpreh Rifati në Asist.


