Me afrimin e zgjedhjeve lokale po afrohen edhe spekulimet për emrat e mundshëm që do të garojnë në zgjedhjet e këtij fundviti.
Sipas burimeve të Rahoveci24 është Arben Jaha ai që po konsiderohet nga disa parti si kandidat për kryetar komune të Rahovecit.
Zyrtari i lartë në Postën e Kosovës po ballafaqohet me oferta nga disa parti për të garuar në këto zgjedhje.
Tjera burime afër Arben Jahës kofirmojnë se vet zyrtari i lartë i PTK-së po i pëlqen ideja dhe ndjen se është koha që ai ta ndryshojë Rahovecin dhe ta bëjë një nga qytetet më të rëndësishmë, qendër e zhvillimit ekonomik, bujqësor dhe të turizmit.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por Arben Jaha si kandidat do të mirëpritej nga qytetarët e Rahovecit që pas shumë kohësh do të mund ta kishin një kandidat nga qyteti i Rahovecit, një kandidat serioz rahovecian, i cili do të përkujdesej për qytetin ashtu siç i ka hije një kryetari në modelin e Shpend Ahmetit. /Rahoveci24/