Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka tentuar të nënçmojë deputetin nga komuna e Rahovecit, Visar Korenica.
Ishte Korenica ai që hodhi dritë mbi manipulimet e LDK-së me bujqit me anë të ministrisë së bujqësisë që e udhëhoqi Besjan Mustafa ku subvencionet ende nuk janë ekzekutuar.
Në pyetjen e tij parlamentare drejtuar ministrit Faton Peci, Visar Korenica kërkoi që sa më shpejt të gjindet zgjidhja që të përmbushen zotimet ndaj fermerëve në mbarë vendin, e veçanërisht atyre të Rahovecit.
Për gjithë këtë në një video të publikuar nga Periskopi, teksa Visari po mbante fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ishte Arben Gashi ai që tentoi ta nënçmojë teksa dëgjohej në prapaskenë:
“A është ky kah rrushi, a kah specat”, dëgjohet duke thënë Arben Gashi.
Klikoni linkun për të shikuar VIDEO-n