Aprovohet kërkesa e Korenicës – qyteti do bëhet me çerdhe të re

Fëmijët e qytetit të Rahovecit nuk do të diskriminohen më në çerdhen e vetme publike të qytetit.

Është deputeti i VV-së, Visar Korenica ai që ka kërkuar me anë të një amandamenti në kuadër të bugjetit të vitit 2022 që të ndërtohet çerdhja e re në qytetin e Rahovecit.

Plot 300 mijë euro janë ndarë me anë të amandamentit të kërkuar nga Korenica dhe është aprovuar me shumicë votash në Kuvendin e Kosovës.

Ky është lajm i shkëlqyeshëm për qytetarët e Rahovecit fëmijët e të cilëve do të kenë shumë shpejt një vend të ri për t’i dërguar fëmijët e tyre për të marrë edukimin dhe socializimin fillestar.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.