Aprovohen amandamentet e kërkuara për Rahovecin nga deputeti Korenica

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga komuna e Rahovecit, Visar Korenica, ka njoftuar se janë aprovuar disa amandamente në dobi të komunës së Rahovecit.

Ai ka thënë se përkundër faktit se ka humbur zgjedhjet lokale, gjithmonë do të punojë për Rahovecin.

Amandamentet e aprovuara për Rahovecin të kërkuara nga Korenica:

1. Qerdhe e re në qytet në vlerë prej 300,000 euro.
2. Ndërtimi i shkollë në fshatin Pastasel të Rahovecit (gjendja e tanishme e shkollës është shumë e rënduar), vlera 400 mijë euro.
3. Ndihmë kategorisë sociale – të prekurit nga Fibroza Cistike 170 euro për familjarë që kujdesen për të prekurit nga kjo sëmundje.
4. Rritja e e fondit për 1,000,000 euro për mjekim jashtë vendit për rastet që nuk mund të trajtohen në Kosovë.
5. Rritja e punëtorëve në sektorin e inspektoriatit të punës për 50 punëtorë shtesë – mbetet të procedohet në rishikim të buxhetit në vitin 2022.
6. Restaurimi i xhamisë Suudi Efendi në Prishtinë – objekt nën mbrojtje të trashëgimisë kulturore nga shek XVI në vlerë prej 65 mijë euro – vlera totale 130 mijë euro.
7. Rritja e fondit shtesë prej 600 mijë euro nga ana e qeverisë për rrugën 4 korsi Xërxë – Rahovec nga 400 mijë sa ishte një vit më parë, në 1 milion për vitin 2022 me qëllim që gjatë kësaj periudhe të rregullohet rrethrrotullimi tek kryqëzimi në Xërxë dhe nënkalimi që paraqet rrëzik permanent për fëmijët që shkojnë në shkollë. Ky është hapi i parë, por shumë i rëndësishëm. Nuk do të ndalemi!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.