Tashmë kanë kaluar disa ditë nga përfundimi i zgjedhjeve, dhe rivali tradicional i Smajl Latifit, PDK, ende nuk ka komunikuar linjën që do të ndjekë gjatë balotazhit dhe nëse do të bëjnë koalicion për qeverisjen e ardhshme.
PDK me 5 asamblistë ose do të fokusohet të bëjë opozitë, ose do të ndjekë pushtetin duke hyrë në koalicion me Smajl Latifin.
Aktualisht, shenja për një koalicion nuk ekzistojnë.
Në PDK ende nuk ka ndonjë vendim i saktë, ndonëse Rahoveci24 ka informacione të sakta prej brenda se çka po ndodh, por nuk duam të dëmtojmë procesin, derisa të ketë një vendim definitiv nga dega e PDK-së në Rahovec.
Dy janë rrugët për PDK-në në këto zgjedhje, anti-SL në një koalicion të gjerë me Ali Dulën, apo “neutraliteti”, pasi vështirë se mund të pritet që Edon Cana të pranojë të kryejë një koalicion qeverisës me Smajl Latifin pas gjithë asaj që është thënë nëpër debate.
Një gjë dihet, Smajl Latifi po pret koalicionet e kundërshtarëve dhe ka filluar gjithashtu aktivizimin e armës së tij më të fortë – rekrutimit të asamblistëve në PDK.
/Rahoveci24/


