Duket se gjahu i AAK-së në Lëvizjen Vetëvendosje të Rahovecit po vazhdon ne bazë ditore.
Pas arritjes së kalimit të Shqipe Kryeziut në taborin e pushtetit, tashmë duket se edhe emra tjerë kanë zënë radarin e Smajl Latifit.
Është ish-kandidati për krytar nga VV dhe dikur kryetari i qendrës së kësaj partie, Dervish Çadraku, ai që duket se kaloi në AAK, apo së paku ka afërsi më të madhe se sa thjeshtë miqësore.
“Anës Vjosës”, shkruan në një postim të Rumir Zhuniqit, dikur drejtor i Urbanizmit në Komunën e Rahovecit, ende lojtar i rëndësishëm në kuadër të AAK-së në Rahovec dhe paraqitjen publike të këtij subjekti.
Me Latifin dhe një nga njerëzit e tij “Anës Vjosës”? Çadraku duket se tashmë i është bashkuar AAK-së, por ende s’ka konfirmim zyrtar për këtë.
AAK ka qenë agresive ndaj VV-së pas fitimit të balotazhit dhe pas dështimit për të lidhur koalicion në Kuvendin Komunal, ku kryesues u bë Defrim Kafexhiu nga VV.
Duket se dështimi për të fituar pa balotazh për t’u rreshtuar krah Bali Muharremajt dhe emrave të tjerë të fuqishëm të AAK-së që fituan pa balotazh, bëri që Latifi të jetë shumë më agresiv pas përfundimit të zgjedhjeve duke joshur vazhdimisht emra tjerë.
Rekrutimi nga partitë tjera vazhdon për AAK-në, kur tashmë po bëhen përpjekje maksimale për të joshur LDK-në apo PDK-në në koalicion për t’i kaluar projekte te rëndësishme, sidomos ato që kanë peshën financiare. Deri tani nuk po lëshojnë pe asnjëra prej këtyre subjekteve dhe kjo është për t’u përshëndetur duke dënuar kështu kryeneçësinë e Smajl Latifit i cili me krenari e bindje tha se mund të qeverisë pa koalicion, gjë që natyrisht s’mund ta bëjë nëse nuk i blen asamblistët e partive tjera e që kësaj radhe falë presionit publik nga Rahoveci24 dështoi ta bënte këtë gjë.
/Rahoveci24/