Kandidati për deputet nga PDK, Andin Hoti, ka qëndruar gjatë gjithë ditës së hënë në Rahovec ku është takuar me të rinjt.
Ai u shoqërua nga kandidatja për deputete, Beatrisa Pista Demiri, nga po e njëjta parti.
Të dy kandidatët qëndruan me të rinjt në lokalet më të frekuentuara në Rahovec, ku edhe shpalosën plaftormën e Fillimit të Ri në dialog me ta.
Andin Hoti si nënkryetar i Rinisë Demokratike shprehu shqetësim serioz për mos aktivizim të të rinjve në Rahovec, duke premtuar angazhim bashkë me Beatrisa Pista Demirin për të fuqizuar rolin e të rinjve në Rahovec.
Andin Hoti ka numrin 83 në këto zgjedhje, kurse Beatrisa Pista Demiri numrin 63. /Rahoveci24/