Deputeti i ardhshëm i PDK-së në Kuvendin e Kosovës, Andin Hoti dhe kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, bënë homazhe të varri i Elvis Pistës.
Në homazhet që i bënë ish kandidatit për deputet nga PDK morën pjesë edhe aktivistë të tjerë të forumit rinor të PDK-së në Rahovec.
Homazhet nga kryetari Vehapi dhe deputeti Hoti vijnë në prag të tre-vjetorit të vrasjes së Pistës.
Elvis Pista u vra më 15 qershor të vitit 2014 para restaurant Jaha në mënyrë tinëzare. Vrasja e tij mbetet ende e pa zbuluar. /Rahoveci24/