Andin Hoti besohet se ka siguruar numrin e votave për të hyrë në Kuvendin e Kosovës.
I nominuari i degës së PDK-së në Rahovec, Andin Hoti, pasi mori afro 3400 vota në komunën e Rahovecit, është votuar në mënyrë masive edhe në Kosovë.
Sipas disa burimeve nga nëndega e PDK-së në Krushë, Andin Hoti ka siguruar afro 12 mijë e 600 vota.
Ky është deputeti i parë nga komuna e Rahovecit nga këto zgjedhje teksa mbeten në pritje informacionet për Beatrisa Pista Demirin dhe Smajl Latifin. /Telegrafi/