Andi Hoti është një prej lojtarëve më të dalluar të të rinjve të Interit, apo siç njihet ndryshe Inter Primavera me të cilën është shpallur ditë më parë kampion i Italisë.
19 vjeçari nga Ratkoci, por i lindur në Zvicër, është një prej qendërmbrojtësve të rinj më të mirë në botë duke u konsideruar prej talentëve më të mëdhenj të futbollit.
E ardhmja e tij pa dyshim se është e sigurtë në pozitën e qendërmbrojtësit, teksa tashmë ka bartur fanellën e Kosovës U-21 në gjashtë ndeshje dhe shumë shpejt pritet ftesa për të edhe në Kosovën A.
Andi Hoti e nisi karrierën e tij për të rinjt e Zurichut ku për 150 mijë euro më pas u ble nga Interi duke u paraqitur për Inter U17, përbën kjo një shumë të jashtëzakonshme për moshën e lojtarëve të cilët po flitet.
Andi pa dyshim se po bën krenar gjithë Kosovën me paraqitjet e tij dhe shumë shpejt pritet që ai të përfaqësojë Kosovën në nivelin më të lartë të futbollit botëror.
/Rahoveci24/