Analizë: Fletë – lëshimi për Ron Grapcin, një nder që nuk e meritoi KB Peja

Ron Grapci, ish kapiteni i KB Rahovecit dje u kthye në qytetin e tij te KB Peja edhe pse kishte kontratë me klubin Vreshtar.

Grapci dhe Peja kërkuan ribashkimin pas shumë vitesh të mospajtimeve, kryesisht financiare.

KB Rahoveci i ofroi strehë Roni Grapcit duke i ofruar një mundësi të dytë për karrierë përkundër lëndimit të rëndë, e madje duke e bërë kapiten.

KB Rahoveci miratoi kërkesën e KB Pejës duke liruar lojtarin Ron Grapci për t’u transferuar në Pejë edhe pse kishte kontratë me Rahovecin.

Në një komunikim në rrjetet sociale, Ron Grapci falënderoi klubin, por këtë nuk e bëri KB Peja, duke mos përmendur fare “nderin” që ja kreu Rahoveci, duke lejuar kthimin e Ronit edhe pse ishte vet KB Peja që përzuri talentët vendor, me Rahovecin që u bë strehë dhe shpëtim i karrierës për ta.

KB Peja nuk e meritoi nderin që ja kreu KB Rahoveci dhe ky përbën gabim trashnik nga klubi i qytetit tonë. Kush do që e mori këtë vendim, harroi ndeshjen e luajtur në Rahovec kur presidenti famëkeq Art Gashi hyri në parket dhe provokoi publikun rahovecian. Harroi edhe çështjen Malcolm Armstead, ku Peja qëllimisht nuk e liroi lojtarin drejt Rahovecit, për çështje inati dhe frike nga konkurrenca për titull, me qëllim pengimi të klubit tonë.

Se pse Peja nuk meritoi këtë nder dhe respekt, Rahoveci24 do të sjell raporte ekskluzive me fakte pas ndeshjes ndaj Sigal Prishtinës, ku do ta zbulojmë krejt sagën Malcolm Armstead dhe fytyrën e vërtetë të KB Pejës e presidentit famëkeq, Art Gashi.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.