Analizë: Çereku i parë, themra e akilit e Prizrenit 16

Ashtu si secili ekip tjetër, edhe Prizreni 16 i Arbnor Rifatit ka dobësitë e veta. Por, cilat janë dobësitë që duhet t’i shfrytëzojë Rahoveci në ndeshjen që zhvillohet të mërkurën nga ora 20:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren?

Prizreni 16 ndryshoi dy herë ekipin ku dalloi shumë nga pjesa e parë e kampionatit.

Ky ekip mori në kuadër të vetin lojtarë të rritur në Rahovec si Altin Morina dhe Darrell Davis, ku në fillim pati telashe, megjithatë tashekipi është përshtatur duke mposhtur milionerët e Yllit dhe duke ndërprerë serinë e 7 fitoreve rresht të Rahovecit.

Çereku i parë – themra e Akilit e Prizrenit 16

Rahoveci24 ka monitoruar me kujdes statistikat e Prizreni 16, ku nga 35 ndeshje të zhvilluara, 16 prej tyre Prizreni i ka humbur në çerekun e parë.

Në këto 16 duhet të përfshihen edhe 4 duelet ndaj Dritës, ku në çerekun e parë skuadra gjilanase ishte më së largu dy pikë larg fitores në periudhën e parë.

Në rreth 70% të ndeshjeve Prizreni 16 e ka problem çerekun e parë duke e humbur atë ose duke e fituar për maksimum 2 pikë.

Kjo shihet si themra e Akilit e këtij ekipi, pasi që me një seri të shpejtë, mund të rikuperohet disavantazhi dhe me mbrojtje të fortë të arrihet kualifikimi tutje.

Rikthime të shumta

Nëse në çerekun e parë Prizreni 16 ka mangësi psiçike, nga çereku i tretë e tutje kjo skuadër është shumë e fortë mentalisht.

A po bën mrekulli Arbnor Rifati në zhveshtore a jo, këtë nuk e dimë, por ajo që dihet është se Prizreni 16 në dy çerekët e fundit është krejt skuadër tjetër.

Spikasin fitoret me rikthim ndaj Rahovecit të mërkurën e kaluar, Yllit e Prishtinës, ku Prizreni 16 pas disavantazhit në pjesën e parë arriti t’i fitojë këto ndeshje çka flet për aftësinë mentale të këtij ekipi.

Po ashtu, nga 16 ndeshjet ku humbi në çerekun e parë, në 8 prej tyre Prizreni 16 arriti që të rikuperojë disavantazhin dhe të fitojë në fund.

Kjo flet shumë fuqinë mentale të këtij ekipi në pjesën e dytë, apo nëse dëshirojmë të shohim nga perspektiva tjetër – një territor për t’u eksploruar si dobësi nga Rahoveci para super ndeshjes të mërkurën në Prizren.

Mbrojtja Zonale

Prizreni është ekip që e preferon lojën Zonale. Zona 2-3 është e preferuara nga Arbnor Rifati, ku i detyron ekipet që të gjuajnë për tre pikë duke bllokuar koshin.

Me rikthimin e Urimit, pritet të jetë një luftë e madhe mes tij dhe Makol Maëien për koshin, kurse Rahoveci duhet të tentojë të thyejë zonën dhe të mos bjerë në këtë grackë.

Kundërsulmi dhe kërcimet

Anë e fortë e Prizrenit është kundërsulmi nga mbrojtja zonale.

Numri i madh i kërcimeve në çerekun e katërt edhe pse s’pati qendër, flet shumë për Prizrenin si skuadër që kap topa nga mbrojtja zonale dhe vërsulet në kundërsulm për të shënuar pikë të shpejtë. I shënoi 28 pikë nga kundërsulmet ndaj Rahovecit në ndeshjen e fundit, e kjo duhet të ndalet me faula në gjysmën e Prizrenit dhe me lojë më të qetë në sulm.

Ekipi i Rahovecit duhet të kthehet më shpejtë në mbrojtje dhe të mos lejojë hapësira për pikë të lehtë.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.