Analistët dhe mediat e PDK-së dhe AAK-së nga frika sulmojnë Korenicën e VV-së

Pas analistëve të Klan Kosovës, tash edhe analistët e RTK-së kanë mbrojtur miqt e tyre, partitë në pushtet.

Leonard Kërquki (Gazeta Express, përkrahës të flaktë të Idriz Vehapit, të angazhuar po ashtu për AAK-në me pagesë), Bajrush Morina (LDK i përbetuar) dhe Rrahman Paçarizi (dashamir i PAN-it) kanë qenë të ftuar në atë që konsiderohet analiza zgjedhore.

Megjithatë, ky ishte një tjetër turp, ku u konsiderua se në balotazh do të jenë Vehapi dhe Smajl Latifi edhe pse të gjitha sondazhet e nxjerrin fitues kandidatin e VV-së.

Analiza e turpit në RTK vjen pas një performance fenomenale nga Korenica, i cili demaskoi korrupsionin nga ish kryetarët në mandatete e tyre.

Në Klan Kosova po ashtu kishte kontrollim nga partitë në pushtet, ku Valon Syla nga Gazeta Metro (satelit i SHIK-ut, koleg i një prej këshilltarëve të Smajl Latifit), ka shpifur për Rahovecin, duke thënë shumë herë se Rahoveci s’ka nevojë të ndihmohet për bujqësi.

Qytetarët natyrisht se nuk mashtrohen nga këto analiza të turpshme të analistëve të paguar nga partitë në pushtet. /Rahoveci24/

 

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.