PDK do të ketë gjithsej 5 asamblistë në legjislaturën e ardhshme.
Gara brenda partisë tradicionale të elektoratit të komunës së Rahovecit ishte shumë e fortë.
Përpos Bejtullah Deliut si bartës i listës, ka arritur të triumfojë edhe Melinda Iska.
Fitues ka dalur Armir Vuçitërna, mjeku i cili u dallua për fushatën e tij.
Shumë u votua Sejfullah Sejfullahu, apo i njohur si Sefa, që mori bekimin e Krushës së Madhe, duke qenë prej më të votuarve atje.
Edhe Ellma Hamza do të jetë pjesë e legjislaturës.
/Rahoveci24/