Ambienti dhe shpenzimet e tepërta të partive – Ironia e Visarit me Idrizin

Kandidati për kryetar i VV-së, Visar Korenica, ka ironizuar me kundër kandidatët nga PDK dhe AAK për shpenzimet e mëdha në fushatë dhe dëmtimit të ambientit.

Ai ka publikuar një foto të një qytetari, ku shihen posterë të Idriz Vehapit që shihen si mbulesa të druve.

Ai ka publikuar foton me një ironi, duke sqaruar në koment ndaj militantëve të kundër kandidatëve se ironia e tij shërbeu për vetdijësim për shpenzimet e mëdha të partive politike dhe mbrojtjes së ambientit.

Ai ftoi militantët e PDK-së ta lexojnë programin e tij të detajizuar të punuar për qytetarët.

Korenica deri tash nuk ka kursyer dy ish kryetarët, Vehapin dhe Latifin, duke sulmuar e ironizuar me ta për keqmenaxhim dhe keqpërdorime. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.