Amadi Ikpeze nga Rahoveci shkon në Spanjë, një nga blerjet me të suksesshme në histori të klubit

Qendra Amadi Ikpeze që sezonin e kaluar shkëlqeu me Rahovecin ka kaluar në Spanjë te skuadra e Palmës.

Ai ka kaluar kështu te një kampionat shumëherë më i fortë se ai i Kosovës.

Ikpeze vetëm 23 vjeçar ishte identifikuar nga skautët e klubit të KB Rahovecit duke ardhur në vitin e parë profesional të tij në Rahovec me një pagë simbolike prej vetëm 350 euro.

Kjo përveç se ishte prej blerjeve më të lira të klubit në histori të tij, është pa dyshim edhe një prej blerjeve më të suksesshme duke konsideruar vlerën që ka marrë klubi për këtë transfer.

Kujtojmë se vitin e kaluar pas bllokimit të sezonit klubi bëri transferime të shkëlqyera verës, duke krijuar një ekip me të huaj spektakolar, ku Ikpeze ishte përcaktues në shumë ndeshje duke shkëlqyer, teksa Isaiah Traylor ishte lojtari më i mirë i kampionatit me mesataren më të lartë në Superligën e Kosovës por që fatkeqëisht u largua pas ardhjes së Takianos.

Klubi këtë sezon ka bërë krejt diçka tjetër nga viti i kaluar – ka shpenzuar shuma të majme, dy transferime i kanë dështuar duke rënë në lajthitje të lojtarëve, teksa shpenzimet janë tejet të majme, duke mos ndjekur strategjinë e vitit të kaluar me hulumtim të thellë të lojtarëve të talentuar.

KB Rahoveci përpos që nuk shikoi talentët përtej Atlantikut për të kursyer bugjetin e klubit si vitin e kaluar kur bëri përpos transferime të shkëlqyera, por edhe rezultate të shkëlqyera, sivjet edhe talentët vendas i ka larguar nga klubi duke mbetur vetëm Visar Ejupi në stolin rahovecian.

Kujtojmë se sezonin e kaluar Rahoveci me bugjet 4 herë më të vogël arriti ndeshjen e 5-të gjysmëfinale deri në minutën e 39-të ndaj Yllit me miliona investime, teksa sivjet me bugjet shumëfish më të lartë Rahoveci ka pasur kampanjë katastrofale transferuese dhe vështirë që mund të pritet përsëritja e suksesit të edicionit të kaluar.

 /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.