Altin Morina i nënshtrohet operimit në mushkri

Një nga basketbollistët kyç të KB Rahovecit, Altin Morina, i është nënshtruar një operimi në mushkri.

Lajmin e konfirmoi KB Rahoveci në Facebook, ku precizohet se Morina është në spitalin e Prizrenit ku është operuar me sukses.

Rahoveci24 mëson nga disa burime se Morina ka pasur mbushje të mushkrive me ajër dhe pasi u dërgua në spitalin e Gjakovës dhe u kthye në palestër, ai sërish nuk u ndje mirë dhe u dërgua në Prizren.

Morina luajti vetëm 17 minuta dhe realizoi 9 pikë. Po të ishte ai në fund të lojës, fitorja do të ishte e sigurtë për KB Rahovecin. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.