All Star kampion i turneut, mposhtet Agronomi

Pas një kohe të gjatë të qëndrimit si kampionë të futbollit të vogël, është All Star ekipi që ka arritur ta mposhtë Agronomin në turneun e mbajtur për nderë të javës së dëshmorëve.

Edhe pse u tha se është turne për javën e dëshmorëve me seriozitetin më të madh të organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, mungesa e disa rregullave bazike bëri që për shkak të interesimit të madh ndonjëherë edhe të tensionohet situata, sidomos në finale. Turnetë e tillë kanë interesim të madh dhe duhet që të përcatohen më qartë rregullat në fillim të organizimeve të tilla.

Megjithatë, pasi Artvision e siguroi vendin e tretë me një fitore të thellë ndaj n’Qosh Bar, ishte koha për finalen e madhe.

Agronomi në mungesë të Nazim Rabës ishin tejet të hendikepuar, teksa All Star hyri me vetëbesimin për të shënuar fitore.

Pjesa e parë e duelit përfundoi me një gol epërsi për Agronomin.

Në pjesën e dytë All Star bëri presion dhe ishte Bajram Krendali ai që shënoi një gol spektakolar nga gjysma e fushës për të barazuar për 1-1.

Publiku u largua nga fusha pas tensioneve, teksa ndeshja më pas vazhdoi me normalitet.

Ishte sërish Bajram Krendali, ai që pa dyshim është lojtari më i mirë i këtij turneu, që shënoi për 2-1 dhe epërsinë e All Star.

Deri në fund të takimit Agronomi me në krye Isa Eminhazirin bëri presion të madh dhe krejt në minutën e fundit arriti që me anë të Isa Eminhazirit të barazojë, i cili shënoi një gol të pabesueshëm nga një pozitë e vështirë për 2-2.

Me këtë rezultat ndeshja shkoi në vazhdime ku u zhvillua betejë e madhe, por që nuk pati fitues në kohën e rregullt.

Penaltitë vendosën.

Në penalti All Star u tregua konkret falë edhe portierit Ramadan Hoxha, talentit të KF Rahovecit, i cili bëri të veten dhe ku në fund All Star u shpall kampion.

Eshtë hera e parë që Agronomi mposhtet në një finale në turnetë e organizuar në Rahovec, teksa pritet festë e madhe sonte në kafe All Star, ekipi i të cilit arriti të bëjë historinë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.