All out Attack: Edon Cana na solli Liverpoolin në debat me “Rock n’Roll politikë” (VIDEO)

Befasia absolute e debatit të parë të kandidatëve për kryetarë është Edon Cana nga PDK.

Ndonëse nuk mund të thuhet se e fitoi debatin, Edon Cana arriti një gjë shumë të rëndësishme: arriti të imponohet në garën për kryetar.

osa1

Nga minuta e parë ai ishte në ofanzivë totale, ashtu sikurse bën Liverpooli në Premier Ligë, që njihet për Rock n’Roll futboll.

Një paraqitje tipike sikur Liverpooli në fushën e blertë, Edon Cana ishte i pakompromis duke u përfshirë në polemika me Smajl Latifin nga minuta e parë.

Debati ishte fare pranë eskalimit kur Latifi ja përmendi Canës: “Nuk m’ke folë kshtu deri para 10 dite”.

Për çfarë e pati fjalën Smajl Latifi? Problem të dihet, por kjo nuk e zbrapsi Canën, që vazhdoi të sulmonte e ironizonte.

“A tash s’paska informata Burimi a? Deri parzit e lavdove”, ironizoi mes tjerash Cana me Latifin.

A do t’ia dalë të ndërtojë narrativë mbi këtë paraqitje, krejt do të varet edhe nga përkrahja e ekipit të tij dhe ekipit të PR-it, duke ditur se është kyçur vonë në garë.

E sigurtë është: Këtë paraqitje do ta shijojë së paku sot Edon Cana, sepse fushata zyrtare është larg prej fundit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.