Alirifës nuk i trembet syri: Superliga është objektivi i KF Rahovecit

Trajneri i KF Rahovecit, Senad Alirifa, ka dhënë një intervistë ekskuzlive për portalin Rahoveci24.

Në këtë intervistë Alirifa është pyetur për shumëçka në lidhje me ecurinë e përgatitjeve të ekipit të qytetit drejt sezonit të ri.

Ai ka cilësuar merkaton e kësaj vere si më të mirën në histori të klubit, e beson se për shkak të kësaj objektivi është hyrja në Superligë, përkundër konkurrencës së fortë.

Më poshtë sjellim të plotë intervsitën me trajnerin Senad Alirifa, me përgjigjet e tij që janë të pa redaktuara për çështje korrektësie.

A jeni gati për fillimin e sezonit të ri?
Kemi bere pergatitje maksimale per te filluar sezonin e ri ne menyren me te mire.

Sa je i kënaqur me merkaton e verës?

Realisht kjo merkato eshte nder me te mirat ne vitet e fundit ne klubin tone dhe presim qe ato te jene te frytshme gjate edicionit te ri

Cili do të jetë Rahoveci që do ta shohim, një avantursit sulmi, apo kokëfort në mbrojtje… apo një balanc mes këtyre dyjave?
Merkaton qe kemi bere gjate veres i kemi prekur te gjitha repartet me qellim te vetem qe te ofrojme siguri dhe njekohesisht efektshmeri ne loje andaj gjate stinorit varesisht nga kundershtari do aplikojme dhe modulin e lojes me te përshtatshëm.

Cilët janë lojtarët rahovecian me të cilët keni vazhduar bashkëpunimin?

Per fat te mire me çdo njerin nga lojtaret vendor qe ishin pjese e edicionit pranveror kemi vazhduar bashkpunimin edhe per nje vit!

A ka ndonjë talent të ri që keni përfshirë në skuadër e do ta shohim për herë të parë në fushë?
Ne vazhdimsi nga skuadra juniore jemi duke ftuar lojtaret me cilesor dhe kete vit 3 prej tyre i kemi afruar tek skuadra seniore!

Trajner, a është Superliga synimi juaj dhe nëse kjo nuk arrihet, në rastin më të keq, çka do të cilësonit një sezon të suksesshëm? Çka mund të presim nga ky ekip?
Ne fakt gjate ndertimit te skuadres kemi ndertuar skuader konkuruese dhe qe patjeter objektivat per tu inkuadruar ne superlige jane te pa-shmangshme edhe perkunder konkurences shume te forte ne grup! Struktuara e karakterit te lojtareve eshte konkuruese dhe triumfuese andsj ju premtojme gare te fuqishme kampionesh!

Ku do t’i zhvillojë ndeshjet Rahoveci, në stadiumin legjendar apo në Malishevë?
Çdo pergatitje eshte bere qe ndeshjet te organizohen ne stadiumin tone ,,Jahja Danuza”

A ka pasur oferta për ty gjatë verës, kur dihet se je një ekspert i ngritjes së ekipeve nëpër kategori dhe tashmë ke krijuar një eksperiencë të respektuar në futbollin kosovar?
E verteta qendron qe kam pas dy oferta serioze por qe per koreltesi ndaj klubeve nuk dua ti zbuloj, kam qendruar ketu per shkak te organizimit te mire dhe objektivave te qarta!

Për fund, a ka Rahoveci potencial për të nxjerrë lojtarë apo trajnerë për arenë ndërkombëtare?
Fatmiresisht ne qytetin tone ka talenta me potencial te madh per tu bere yje ne te ardhmen por qe fatekeqesishte nuk ka infrastrukture optimale per zhvillimin e tyre!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.