Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, prof. Ali Dula, ka zhvilluar një takim me familjen Hajredini në Pataqan të Ulët, ku është pritur me mikpritje dhe respekt.
Gjatë takimit është biseduar për sfidat dhe nevojat e komunitetit lokal, si dhe për vizionin e kandidatit Dula për zhvillimin e komunës në fusha të ndryshme.
Nga dega e Lëvizjes Vetëvendosje – Rahovec është theksuar se pritje të tilla përfaqësojnë besimin dhe përkrahjen e qytetarëve për ndryshime pozitive, duke vlerësuar figurën e Ali Dulës si njeri të punës, ndershmërisë dhe vizionit.


