Ali Dula i mori 3 mijë vota në fshatra, SL e mposhti falë qytetit me 1250 vota

Ali Dula i mori 3 mijë vota në fshatra, qyteti ja shkaktoi humbjen me daljen e ulët

Kandidati i VV-së, Ali Dula, hyri në garë pa koalicione, por siç duket dikush i ka ndihmuar për të arritur nivel rekord votash.

Si asnjë kandidat tjetër nga qyteti, ai arriti të marrë 3 mijë vota në fshatrat e komunës.

osa1

Kjo e vuri në pozitë masive për të triumfuar, por që në fund nuk ja doli, sepse dalja në qytet ishte shumë e vogël.

Në total ai arriti të fitonte rreth 4600 vota në qytet dhe atij ju deshën së paku 5 mijë vota në qytet, plus votat e diasporës, për të triumfuar.

Ali Dula s’ka asnjë arsye të jetë i zhgënjyer – pasi arriti rezultat fantastik bashkë me partinë e tij.

Por, kush i ndihmoi Ali Dulës në fshatra, pasi ai nuk kishte koalicione? Si arriti të marrë 3 mijë vota?

AAK në ndërkohë arriti të ruajë votën në qytet përkundër daljes shumë më të ulët, nga 1400 vota, i pati 1250 vota në qytet dhe kjo ndikoi që AAK të jetë fituese, sepse një numër më i vogël i votave do t’ia mundësonte Ali Dulës fitore me votat e diasporës. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.