Kandidati për kryetar të Komunës së Rahovecit nga Lëvizja Vetëvendosje, prof. Ali Dula, ka vazhduar aktivitetet elektorale në kuadër të fushatës për balotazhin, duke takuar banorët e Drenocit.
Në këtë takim, Dula ka prezantuar programin e tij qeverisës dhe projektet e planifikuara për zhvillimin e komunës, me theks në bujqësi, arsim, infrastrukturë dhe transparencë lokale.
Sipas përfaqësuesve të Vetëvendosjes, familjet dhe banorët e Drenocit kanë shprehur mbështetje dhe besim në vizionin e kandidatit Dula, duke vlerësuar përkushtimin e tij për zhvillim të drejtë dhe të qëndrueshëm në çdo fshat të komunës.
Ky takim është pjesë e turit të komunikimit me qytetarët, që pritet të vazhdojë edhe në vendbanime të tjera të Rahovecit në ditët në vijim.


