Ali Dula dhe VV në heshtje për asamblistët e vet, në heshtje edhe PDK dhe LDK e Burim Krasniqit

“Përplasja e Madhe” e seancës së fundit të Kuvendit Komunal ku u përfshinë asamblisti më i zëshëm i VV-së, Ilir Pallqa dhe kryetari i komunës, Smajl Latifi, e ku ndërhyri edhe Defrim Kafexhiu, pasoi me reagime të shumta.

Në mesin e taborëve që reaguan ishin edhe Fatmir Iska nga pozita e nënkryetarit dhe deputeti i VV-së, Visar Korenica, i cili është mjaft i afërt me asamblistët edhe pas tërheqjes nga pozita e koordinatorit në VV-në e Rahovecit.

Pasojë e “Përplasjes së Madhe” sipas RahovecPost do të jetë shkarkimi i kryetarit Defrim Kafexhiu, për të cilin tashmë po mbledh nënshkrime Smajl Latifi në mënryë që ta largojë nga pozita e kryesuesit.

Në mesin e të gjitha zhvillimeve një heshtje ka kapluar vet degën e VV-së në Rahovec me në krye Ali Dulën. Koordinatori i VV-së bashkë me parinë udhëheqëse zyrtare të këtij subjekti ka kohë që janë distancuar nga asamblistët, pasi këta të fundit refuzuan të bindeshin që komunikimi i tyre të diktohej nga kreu i partisë. Megjithatë, përkundër kësaj, është pritur që pas “Përplasjes së Madhe” të reagojnë Ali Dula apo organet tjera të partis – por, kjo nuk ndodhi. Po flasim për reagim për asamblistët që përfaëqsojnë po të njëjtin subjekt.

VV-së do t’i shkarkohet edhe kryesuesi Defrim Kafexhiu nëse AAK mbledh nënshkrimet, një pozitë me vlerë për partinë, dhe si kreu, ashtu edhe organet e subjektit ende nuk reaguan për këto zhvillime.

Nuk është aspak e çuditshme heshtja e Burim Krasniqit. Ky i fundit publikoi një fjalim të bezdishëm të tij nga seanca e fundit duke injoruar faktin se në fund ndodhi një hallakamë e madhe.

I heshtur ishte edhe opozitari tjetër, Edon Cana. Ky i fundit me shumë probleme në subjektin e tij partiak dhe asamblistë të padëgjueshëm, ka zgjedhur heshtjen për politikat lokale duke u marrë me politikat nacionale. Fokusi i tij është Albin Kurti, por jo edhe situata politike në Rahovec.

Të gjitha mos-reagimet mund të nënkuptohen edhe si shërbim për partinë në pushtet, përfshirë edhe heashtjen e Ali Dulës dhe VV-së.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.