Frizeri i mirënjohur nga Rahoveci, Albison Haxhimustafa, ditë më parë qëndroi në kryeqendrën e modës, në Milano të Italisë, ku mori pjesë në “On Stage Collection” organizuar nga gjiganti MAC Cosmetics.
Vetëm frizerët më të mirë nga disa qytete të Kosovës morën pjesë duke përfaqësuar vendin tonë në On Stage Collection 2024 në Milano.
Nga Rahoveci pjesëmarrës ishte Albison Haxhimustafa, ku ai përfaqësoi qytetin tonë si i përzgjedhur.
Albison Haxhimustafa është certifikuar për “Kolorimetrin e Ngjyrave, Premje dhe Stilim”.
Ky është një certifikim mjaft prestigjioz që frizeri nga Rahoveci e ka marrë, e që kryesisht gjenë zbatim te femrat, por edhe te meshkujt, pasi Albison Haxhimustafa nga A&A Salon ka klientë të të gjitha moshave dhe gjinive.
/Rahoveci24/


