Basketbolli i KB Rahovecit, Albion Metbala, ka folur para ndeshjes ndaj KB Kalajës që zhvillohet të dielën. Ai nuk la pa përmendur as dëmtimin e Besnik Sharkut, i cili sipas Metbalës do të kthehet më fortë se kurrë më parë.
Metbala në një intervistë për Rahoveci24 foli para ndeshjes ndaj Kalajës, ku edhe ka falënderuar tifozët për përkrahjen pa kushte.
“Ndeshja e nesërme është e rëndësisë së madhe, sikurse secila ndeshje tjetër, për shkak se nuk duhet lëshuar asnjë ndeshje, dihet qëllimi jonë si klub. Fizikisht dhe psiqikisht jemi të përgatitur maksimalisht për nesër kur dihet se kundërshtari në përballjen e parë me neve ka treguar lojë të fortë. Do të jetë ndeshje e bukur dhe e fortë”.
“Lëndimi i Besnik Sharkut? Eshtë hendikep i madh, pasi që dihet që gjiganti jonë ka treguar lojë dominante në trapez, si në fazën e sulmit ashtu dhe në mbrojtje, andaj mungesa e tij do të jetë e madhe. Shpresojmë në rikuperimin më të shpejt të tij, në mënyrë që t’i ndihmojë skuadrës siç ka bërë deri më tani”.
“Dua të falënderoj të gjithë tifozët për përkrahjen pa kushte në secilin aspekt, kur dihen vështirësit e udhëtimit të tyre secilin takim si vendas në Suharekë pasi ne s’kemi palestër. Ata janë lojtari jonë i gjashtë në secilën përballje, pasi që nuk kanë munguar asnjëherë. Jemi shumë krenar që mbështetmi nga tifozët tanë në këtë mënyrë”, u shpreh Albion Metbala për Rahoveci24.
Metbala është një prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës së KB Rahovecit, ku me lojën e shpejt të tij dhe precizitetin di të shënojë pikë vendimtare, e të krijojë lojë të mirë. /Rahoveci24/