Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar gjatë ditës në Rahovec ku ka takuar kandidatin për kryetar, Visar Korenicën.
Ai është takuar me Korenicën në ambiente të lokalit CASA Bar në Rahovec.
Prezent në takim ishte edhe bartësi i listës, Leonard Morina.
Në postimin në Facebook Visar Korenica nuk përmendi fare programin zgjedhor, por vetëm faktin se ka përgëzuar kryeministrin për qeverisjen e deritanishme.
Albin Kurti kështu me vizitën e tij një ditë para Zgjedhjeve Lokale të vitit 2021 ofron gjithë mbështetjen tij për kandidatin Visar Korenica.